Ramiz Lladrovci mbush shkollën në fshatin e Naim Bazajt

Objekti i shkollës në fshatin Tërstenik, ndonëse me një hapësirë tejet të madhe, vendi ishte i mbushur me qytetarë të kësaj ane që kishin ardhur për të përkrahur kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm, Ramiz Ladrovci.

Lajme

19/10/2017 23:17

 

Takimi ishte një ndër më përmbajtjesorët elektorale me një numër të madh përkrahësish. Me këtë rast, Lladrovci theksoi se ky është një ndër takimet më përmbajtjesore, ku ka shpjeguar para tyre punën disamujore si dhe platformën katërvjeçare zhvillimore për komunën e Drenasit. “Jam zotuar se gjithë përfshirja do të jetë një nga parimet e mia. Të gjithë do të gëzojnë të mirat e pushtetit qendror e lokal, anash nuk do të mbetet asnjë pjesë e komunës. Jam zotuar se do të punoj me ndershmëri, ligj dhe transparencë. Për tri vjet, çështja infrastrukturore do të hiqet nga rendi i ditës, për secilën lagje dhe fshat të komunës së Drenasit. Qytetari ka besim në fjalën time, sepse, ato i bëj vepra. Qytetari e di se jam zbatues i pakompromis i ligjit. Unë jam zotuar se kam qenë, jam dhe mbes besnik i interesit të qytetarëve. Unë punoj. Me Forcën e Ndryshimit, Drenasi do të jetë qytet i punës, rregullit, cilësisë më të mirë të jetës se deri sot”, ka thënë Lladrovci

Kryetari Lladrovci gjatë mbrëmjes së ënjte ka mbajtur takim edhe në fshatin Abri të Komunës së Drenasit dhe me pjesëtarët e Shoqatave të dala nga lufta, veteranë e invalid të UÇK-së. “Forca e Ndryshimit ka hy dhe ka përfshi çdo strukturë shoqërore të Drenasit. Ne kësaj here, qytetarëve tanë u dalim ballëhapur, sepse jemi gati të bëjmë të pamundurën që qytetari ta ketë jetën më të mirë, me kushte dhe mundësi të barabarta. Arsim, shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë, punësimin e të rinjve dhe shumë çështje jetike për qytetarët”, ka thënë kryetari Lladrovci para banorëve të fshatit Abri dhe pjesëtarëve të shoqatave të dala nga lufta.

22554726_10212686312906744_4385576344938947050_n 22492018_10212686312506734_2504947790035418826_n 22539970_10212686311986721_6891324561253876829_n 22540140_10212686312026722_7915733533794637499_n 22528413_10212686311586711_3568290916476351857_n