Ramiz Lladrovci marton djalin, thotë se s’ka mundur t’i ftoj të gjithë në dasmë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shpërndarë disa fotografi nga dasma e djalit të tij, Lapidarit.

ShowBiz

16/08/2018 08:12

Në dasmën e familjes Lladrovci janë ftuar fytyra eminente nga politika.

Ndër ta edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari si dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI) Ali Ahmeti nga Maqedonia. Lladrovci krahas fotografive të postuara ka shkruar se kjo martesë është një ngjarje me shumë kuptim dhe vlerë për këtë familje.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Dasma e Lapidarit dhe Arlindës, është ngjarje për familjen tonë, me shumë kuptim dhe vlerë. Sonte, duke parë mysafirët tanë, mua dhe Shemsien, na bën që të jemi prindërit më të lumtur, për shumë arsye.

Sonte, ishte e pamundur t’i kemi në dasmë krejt ata që kemi pasur dëshirë t’i ftojmë, sepse janë shumë, në të gjitha trojet shqiptare. I kujtojmë sonte me respekt, të gjithë ata që u gjendën pranë nesh që bashkëvepruan dhe ishin në radhën e çlirimtarëve e që nuk janë fizikisht me neve.

Në këtë festë tonën, dua të falënderoj miqtë tanë të rinj, Familjen Alshiqi si dhe të gjithë dashamirët që na uruan për martesën e Lapidarit dhe Arlindës!

Të gjithëve, ua kthefshim me të mirë!