Ramiz Lladrovci kthen besimin e Drenasit

Ramiz Lladrovci ka arritur që t’i fitojë zgjedhjet lokale të vitit 2017 në rundin e parë.

Lajme

23/10/2017 15:29

Ai i ka marrë 13 mijë e 124 vota, apo 59,34%.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Lladrovci ka arritur të marr 3 mijë e 961 vota më shumë se sa në rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur në vitin e kaluar.

Lladrovci ka arritur të kthejë besimin e Drenasit pas një qeverisjeje më pak se njëvjeçare. Ai ishte zgjedhur kryetar i Drenasit vitin e kaluar, pasi ish-kryetari Nexhat Demaku ishte dorëhequr.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme, Drenasi kishte shkuar në balotazh pasi Lladrovci kishte arritur t’i marrë 9,163 vota, apo 45.54%.