Ramiz Lladrovci i reagon Milaim Zekës: “Radio Mila” me shpifje të reja, tellall që s’ka të ndalur – Lajmi.net
Ramiz Lladrovci i reagon Milaim Zekës: “Radio Mila” me shpifje të reja, tellall që s’ka të ndalur
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:24, 16 May 2018
Kryetari i Drenasit i cili ndër tjerash e quan Zekën 'Radio Mila" e ka paralajmëruar atë se do t'i ngris padi. Lladrovci ka shtuar se Zeka, me metodat e njohura, përpiqet të njollos secilin.

“E gjithë kjo, bëhet aktuale, me qëllim të kriminalizimit dhe mjegullimit të situatës, përpjekje për njollosje të liderëve tanë, uljen e kredibilitetit të udhëheqësve shtetëror, madje edhe të familjeve të dëshmorëve”, ka thënë ai.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Reagim ndaj shpifjeve të reja të Milaimit, Tellall që s’ka të ndalur!

Pretendimet e mia se mbrëmë, Milaim Zeka ka shpifë, dhe do ta padis, ka nxitë gjithë vrerin e këtij tellalli, duke zgjeruar shpifjet me personazhe e personalitete tjera të jetës publike.

Sqaroj opinionin dhe personalitetet dhe familjarët e tyre, të apostrofuara nga Milaim Zeka se kurrë në jetën time as nuk i kam paditur, as akuzuar as shantazhuar.

Jam në përgatitje të padisë ndaj Milaim Zekës, i cili në kontekste më negative, përpiqet të njollos jo vetëm të kaluarën time, vëllait tim, por edhe bashkëluftëtarëve të mi. Qartë, po e zbaton misionin që të shpif e të shpif, për të mbetur diçka.

E gjithë kjo, bëhet aktuale, me qëllim të kriminalizimit dhe mjegullimit të situatës, përpjekje për njollosje të liderëve tanë, uljen e kredibilitetit të udhëheqësve shtetëror, madje edhe të familjeve të dëshmorëve.

Milaim Zeka, me metodat e njohura, përpiqet të njollos secilin, sepse është i tillë. Plot damka që në thelb e kanë rrenën.

Kur të ndalet, Radio Mila, i kam edhe dy fjalë me të!

 

 

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO