Ramiz Lladrovci: Fatmir Limaj është në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion

Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK-ja, Ramiz Lladrovci, ka pasur një debat të ashpër me kundër kandidatin e NISMA-s, Isa Xhemajlaj.

Lajme

17/10/2017 22:31

Gjatë debatit Lladrovcit iu përmend se është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nuk mund të udhëtoj në këtë vend. N

Ndërsa Lladrovci i tha Xhemajlajt se kryetari i tij i partisë, Fatmir Limaj është në listën e zezë të SHBA-ve për shkak të korrupsionit, ndërsa për vete tha që është për shkak të luftës në Maqedoni.

“Fatmir Limaj është në listën e zezë të Amerikës për korrupsion, e unë jam për shkak të luftës në Maqedoni”, tha Lladrovci në një debat në Klan Kosova, transmeton lajmi.net.