Ramiz Kelmendi takon përfaqësuesit e bizneseve private

Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ka pritur në takim përfaqësuesit e biznesve private, përkatësisht përfaqësues të kompanive “Jora Center”, “Emona Center”, “Emona City”, “Gllareva”, “Albi Mall”, “Delfini” dhe “ Banana Center”.

Lajme

18/01/2017 17:19

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po punon për përgaditjen e e pakos së dytë fiskale ,përmes së cilave do kishte lehtësira për prodhuesit vendor.

Ramiz Kelmendi po ashtu, i njoftoi përfaqësuesit e bizneseve për prioritetet lidhur me zhvillimin ekonomik dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, për krijimin e një ambienti më të përshtatshëm, në mënyrë që bizneset të ndihen më të lira sa i përket veprimtarisë së tyre.

Kurse përfaqesuesit e biznesve u shprehën të lumtur që në qeveri është dikush nga radha e tyre, dhe që i kupton problemet e biznesve private. /Lajmi.net/