Ramiz Kelmendi hap biznesin e tij, edhe në Maqedoni

Investimi prej katër milionë eurosh i biznesmenit Ramiz Kelmendi, ka nisur sot hapat e tij të parë në Shtip të Maqedonisë.

Lajme

15/11/2014 18:45

Biznesmeni kosovar Ramiz Kelmendi, ka shtrirë veprimëtarinë e tij edhe në Maqedoni. Ai sot ka përuruar objektin e parë të kompanisë së tij “Elkos Group”, në Shtip të Maqedonisë,në në kuadër të projektit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB).

Kelmendi tha se për  këtë objekt kanë investuar mbi 4 milion euro ku do të punësohen 60 punëtor.

“ELKOS Group hap objektin e tij të parë në Maqedoni, në të cilën janë investuar 4 milion euro prej 50 milion eurove të cilët planifikojmë t’i investojmë në Maqedoni dhe do t’i punësojmë 60 punëtorë. Elkos grup ka të gjitha produktet e botës, ku konsumatorit i ofrojmë asortimentin e gjerë dhe me çmime të volitshme”, ka thënë Kelmendi.

“Investimin prej mbi katër milion euro të Ramiz Kelmendit në komunë tonë e vlerësoj si shumë të rëndësishëm duke kërkuar edhe nga investitorët e tjerë nga Kosova që të investojnë në komunë tonë. Investimet sjellin përfitime të shumta si dhe ulin papunësinë dhe rrisin mirëqenien sociale. E përshëndesim dhe e falënderojmë Ramiz Kelmendin”, ka thënë Zahariev.

Në këtë përurim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa, zyrtarë të lartë nga Qeveria e Maqedonisë si dhe biznese nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria.

(Kosovapress)