Ramiz Kelmendi braktisë AAK-në

Deputeti i deritanishëm nga radhët e AAK-së, Ramiz Kelmendi është tërhequr nga të gjitha funksionet në këtë parti. Thotë se këtë po e bënë për arsye subjektive dhe nuk sqaron më shumë.

Lajme

07/05/2014 16:11

Ai përmes një letre dërguar kësaj partie thotë se nga sot (7 maj) tërhiqet nga të gjitha funksionet e kësaj partie. 

“Kam falënderime të mëdha për kryetarin Haradinaj, koleg dhe anëtarë të kryesisë e mbi të gjitha për votuesit që kanë qenë mbështetja ime kryesore. Unë ju kam qëndruar besnik parimeve të AAK-së dhe me çdo mundësi time kam punuar në favor të kësaj partie. Sot para jush deklaroj zyrtarisht që tërheqja ime ka të bëjë me çështje subjektive. Edhe njëherë ju falënderoj të gjithëve dhe puna ime për zhvillim dhe në funksion të vendit nuk përfundon këtu pasi që unë çdo herë do të jem mbështetës dhe ideator për shumë projekte të cilat do të jenë në funksion të zhvillimeve ekonomike në vend”, ka shkruar ai.

Kelmendi është njëj nga biznesmenët më tëj mëdhenj në Kosovë. Ai është pronar i rrjetit të hipermarketeve ETC.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e Kelmendi nga pozitat e deritanishme në AAK.  

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e çmon kontributin e dhënë nga z. Kelmendi në AAK dhe i uron atij suksese në të ardhmen.