Rami i Milanit

13 gola të pranuar në Serie A (reparti defanziv i tretë më i dobëti pas Bolognës dhe Sassuolos), 14, nëse llogaritim edhe golin e pranuar në Ligën e Kampionëve kundër Ajaxit. Nuk nevojitet një analizë e thellë për të mësuar se mbrojtja e Milanit është pika e dobët e ekipit. Për këtë arsye, drejtuesit e…

Sport

10/10/2013 18:05

13 gola të pranuar në Serie A (reparti defanziv i tretë më i dobëti pas Bolognës dhe Sassuolos), 14, nëse llogaritim edhe golin e pranuar në Ligën e Kampionëve kundër Ajaxit.

Nuk nevojitet një analizë e thellë për të mësuar se mbrojtja e Milanit është pika e dobët e ekipit.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit nga San Siro kanë bërë gati përforcimin e parë për afatin kalimtar të janarit: bëhet fjalë për Adil Rami, mbrojtës 27-vjeçar i izoluar nga Valencia i cili së shpejti do të aterojë në Itali për të finalizuar marrëveshjen dhe nënshtruar vizitave mjekësore, para kalimit në Milan, vetëm pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit.

Ekipi i Massimiliano Allegrit ka nevojë për një mbrojtës të ri dhe tek Rami mund të shpresohet se do të përmirësohet reparti me bilancin më negativ te Rossonerët.