Rami drejt Sevillës

Mbrojtësi i Milanit, Adil Rami pritet që gjatë kësaj vere të transferohet te skuadra spanjolle, Sevilla.

Sport

22/06/2015 19:03

Sipas raporteve më të fundit që arrijnë nga mediat sportive, mësojmë se mbrojtësi i Milanit, Adil Rami do të transferohet te Sevilla.

Përndryshe, francezi ka luajtur edhe më herët në La Ligë, pasi dikur ishte pjesë e skuadrës së Valencias.

Dhe, ai pritet të transferohet nga Milani te Sevilla, pasi mund të hyj si pjesë e marrëveshjes së transferimit të Carlos Baccas te skuadra rosonere nga skuadra spanjolle.