Ramazani nis të mërkurën, këto ushqime mund t’i hani pas orës 8 të mbrëmjes

Muaji i Ramazanit fillon të mërkurën e ardhshme do të fillon, për këtë shumë besimtarë myslimanë në gjithë botën e kanë për obligim të agjërojnë.

Lifestyle

12/05/2018 23:38

Mirëpo, gjatë kësaj kohe, vlen të theksojmë se janë disa ushqime që mund t’i hani edhe pas orës 8 të darkës.

Ndoshta, në këtë listë mund të gjeni disa prej produkteve tuaja të preferuara.

Kokoshkat
Mund të vazhdoni të hani kokoshkat edhe pas orës 8 të darkës, ndoshta teksa shihni filmin tuaj të preferuar, ose në një darkë mes miqsh. Janë shumë herë më të mira sesa patatet e kripura.

Avokado
Disa feta avokado në darkë do të ishin ideale. Mund t’i integroni edhe në receta të tjera të lehta, jo shumë kalorike.

Banane
Ato përmbajnë shumë potasium dhe magnez, çka ju relakson dhe ju ndihmon që të bëni një gjumë shumë të qetë.

Kos
Një filxhan me kos pa yndyrnë është ideal. Mund t’i shtoni edhe disa fruta për ta shijuar më shumë.