Ramadani: Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura, proces i pakthyeshëm

Zëvendësministri i forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka bërë me dije se transformimi i FSK’së në Forca të Armatosura është proces i pakthyeshëm dhe i sigurt.

Lajme

04/02/2018 23:59

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka vlerësuar se ky proces garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, të të gjitha komuniteteve, si dhe kontribuon në sigurinë rajonale.

Ramadano ka mohuar çdo mundësi që çështja e formimit të ushtrisë të bëhet pjesë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, ky proces është në rrugën e mirë dhe nuk ndërlidhet me asnjë proces tjetër.

Ramadani ka folur edhe për qeverisjen Haradinaj.

Ai ka thënë se kjo Qeveri është më dinamikja që ka pasur ndonjëherë Kosova.