Ramadani: Serbia ka blerë 4 aeroplanë luftarak, ky është shteti që paraqet kërcënim për sigurinë e rajonit

Burim Ramadani, ka thënë se Serbia paraqet kërcënimin kryesor për sigurinë në Ballkan.

Lajme

03/01/2019 18:05

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Serbia paraqet kërcënimin kryesor për sigurinë në Ballkan.

Ai e bëri paralajmërimin e tij nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Serbia ka kontraktuar edhe 4 aeroplanë luftarak “MIG 29”, tash nga Bellorusia. Në të njëjtën kohë, e paraqet veten si viktimë në rajon, duke paralajmëruar luftë kundër “Shqipërisë së Madhe”, gjë që ekziston vetëm në propagandën serbe”, ka shkruar Ramadani, transmeton lajmi.net.

Ai ka përmendur edhe vizitën që Vladimir Putin do të realizojë në Beograd në mesin e janarit të këtij viti.

“BE-ja ia hap kapitujt, ndërsa Putini e viziton në mes të janarit 2019.Serbia paraqet kërcënimin kryesor të sigurisë në Ballkan”, ka përfunduar Ramadani në reagimin e tij. /Lajmi.net/