Ramadani: Pa ndryshuar rrethanat, nuk hiqet taksa 100 % ndaj Serbisë

Burim Ramadani, ka thënë se taksa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nuk është vënë që të hiqet.

Lajme

07/01/2019 10:31

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se taksa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nuk është vënë që të hiqet.

Ai ka shtuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, hap mundësinë për të diskutuar dhe jo anasjelltas.

Ramadani i ka bërë këto komente në profilin e tij në ‘Facebook”, pas premtimeve të dhëna nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës ka mundësi të hiqet taksa 100 për qind.

Shkrimi i plotë i Burim Ramandanit:

Taksa 100 për qind nuk është vënë për t’u hequr pa ndryshuar plotësisht rrethanat. Njohja e Serbisë për shtetin e Kosovës, sipas 17 shkurtit 2008, hap mundësinë për të diskutuar, jo anasjelltas.

Siguria Kombëtare nuk vihet në kalkulime. /Lajmi.net/