Ramadani: Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s – Lajmi.net
Ramadani: Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 8:50, 11 February 2019
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, është shprehur i bindur se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se për këtë synim Kosova duhet t’i thellojë përpjekjet politike dhe diplomatike.

Ramadani ka mohuar çdo mundësi që moslargimi i taksës për mallrat serbe të ndikojë në raportet e FSK-së me SHBA-në.

Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, këto dy gjëra nuk janë të lidhura mes vete.

“Partneriteti strategjik special me SHBA-në nuk është ad hoc, por i qëndrueshëm dhe i përgjithmonshëm”, ka thënë Ramadani.

Në këtë intervistë dhënë me rastin e shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Ramadani ka bërë thirrje që tërë skena politike dhe institucionale të reflektojë edhe një herë përkushtimin për të avancuar, mbrojtur dhe garantuar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO