Ramadani demanton Mustafën

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se themelimi i Ushtrisë së Kosovës, FAK-ut, nuk ka kurrfarë lidhje me demarkacionin.

Lajme

13/07/2016 22:56

 

“Janë procese thellësisht të ndara dhe nuk kushtëzohen në asnjë mënyrë mes vete”, ka shkruar ai në “Facebook”, transmeton lajmi.net.

Vonesat e shkaktuara në themelimin e Ushtrisë, sipas Ramadanit, janë krejtësisht të pakuptueshme. Ai thotë se njëjtë ka qenë në vitin 2013, pastaj 2014 dhe njëjtë tash.

Kurse për demarkacionin ai ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka mbajtur në sirtar demarkacionin, duke e mbajtur peng.

“Sa për demarkacion, ky proces që dhjetë muaj është mbajtur peng. As nuk është rishikuar, as nuk është proceduar. Qeveria e ka mbajtur në sirtare demarkacionin, pra e ka mbajtur peng”, përfundon Burim Ramadani.