Ramabaja: Bashkësia Islame është rikthyer në mesjetë – gjendja alarmuese

Sadri Ramabaja, ka thënë se deklarata e tij e ditëve më parë është e karakterit politik dhe se aty nuk ka fyerje në asnjë rresht.

Lajme

26/06/2017 18:26

“Ne jemi shtet evropian dhe Vetëvendosje mbron të drejtën e besimit në fe, por duhet ta kemi parasysh se fillimi i fashizmit në Gjermani ka nisur me zënien e shesheve”, ka thënë Ramabaja, njofton Klan Kosova.

Më tej ka thënë se falja e Bajramit në sheshet e Shqipërisë, ishte karikaturë në vete.

“Jo vetëm Kosova por Kombi shqiptar është në rrezik nga islami politik”, ka thënë Ramabaja në Info Magazine.

“Bashkësia Islame është rikthyer në pozitën e mesjetës së hershme unë e shoh këtë situatë alarmuese”, ka vazhduar ai.

Ai ka vazhduar të flas edhe më tej për postimin e tij, që ndër të tjera thoshte “Ky është postimi në youtube i njërës prej ngjarjeve më antihistorike, që këto ditë prodhoi një grusht haxhiqamilësh të Anamoravës time në Dardanë”.
“Haxhi Qamili organizoi kryengritje kundër shtetit të ri shqiptar me pamje islamiste, ka djegur flamurin shqiptar etj dhe ka hyrë në histori si njëri prej prijësve më ekstravagantë”.

Ndër të tjera ka folur edhe për distancimin e subjektit politike të i takon – Lëvizjes Vetëvendosje.

“Simpatizantët e Vetëvendosjes e ngatërrojnë islamin politik me fenë islame”, ka vazhduar ai.