Rama uron Kadarenë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot vlerësimin që shteti francez i bëri shkrimtarit tonë Ismail Kadare, duke i dhënë titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit”.

Lajme

03/01/2016 11:19

Përmes një statusi në “Facebook”, kreu i qeverisë shqiptare e cilëson Kadarenë si “shkrimtarin që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë”.

“Në hyrje të 2016-s që përkon edhe me vitin e 80-vjetorit të shkrimtarit tonë botërisht të mirënjohur, presidenti Fransua Holond e ngriti Ismail Kadarenë në gradën më sipërore të Urdhrit të Legjionit të Nderit, dekorata më e lartë e Francës! Urime nga zemra me mirënjohje e respekt, shkrimtarit që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë dhe e ka bërë veprën e tij të lexohet e të admirohet në plot gjuhë të botës”, shkruan Rama.

Urdhri i Legjionit te Nderit