Rama thotë se sot fitoi Shqipëria, e më 25 qershor PS-ja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vlerësuar se më 25 qershor do të fitojë Partia Socialiste, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria, “kanë fituar socialistët dhe demokratët dhe njerëzit e zakonshëm të të gjithë këtij vendi”.

Lajme

18/05/2017 19:50

Deklarata e Ramës erdhi pas arritjes së marrëveshjes me Lulzim Bashën për zgjedhjet parlamentare.

Në mitingun e hapjes së fushatës të socialistëve, mbajtur tek Piramida në Tiranë, kryetari i Partisë Socialiste tha se më shumë sesa për çeljen e fushatës, brohoritjet duhet të jenë për realizimin e atij që e quajti objektiv strategjik “vettingun”.

“Jemi mbledhur këtu këtë ditë, por besoj se më bukur sesa në vend që të çelim sot fushatën elektorale, të brohorasim për realizimin e objektivit tonë strategjik për një Shqipëri me shtet, punë dhe mirëqenie, për vettingun që do të votohet para fillimit të fushatës elektorale”, deklaroi Rama.