Rama thotë se me Bolton bisedoi edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me John Bolton, këshilltarin kryesor për sigurinë kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump.

Lajme

31/01/2019 16:28

Kreu i ekzekutivit shqiptare, Edi Rama , gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me John Bolton, këshilltarin kryesor për sigurinë kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rama thotë se me Bolton bisedoi edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë i Ramës pa ndërhyrje:

Bisedë me Shtëpinë e Bardhë.

Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë,që të mbyllë konfliktin historik.

Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë???. /Lajmi.net/