Rama: Të kapesh me flamurin e tjetrit do të thotë të mos çlirohesh dot nga hija jote

Në Preshevë janë arrestuar disa shqiptarë pasi ata po vendosnin nëpër qytet flamuj kombëtarë shqiptar. E për këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili sot po qëndron për vizitë në Serbi.

Lajme

10/11/2014 21:43

(E plotësuar)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimet e disa shqiptarëve në Preshevë, të cilët janë arrestuar sepse po vendosnin flamuj kombëtarë nëpër qytet.

“Të kapesh me flamurin e tjetrit do të thotë të mos çlirohesh dot nga hija jote”. Ky ka qenë komenti i kryeministrit Rama gjatë një lidhje direkte nga Beogradi në emisionin “Shqip” në Top Channel.

Arrestohen, po vendosnin flamuj kombëtar shqiptar në Preshevë

Janë arrestuar disa shqiptarë në Preshevë për shkak se ata janë zënë duke vendosur flamuj kombëtarë në rrugët e këtij qyteti, i cili nesër do të bëhet nikoqir i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Siç ka mësuar presheva.com, është arrestuar pronari i kompanisë “Rrufeja”, punëkryesit e kësaj kompanie dhe Ilir Sadriu nga Këshilli Organizativ i komunës së Preshevës, të angazhuar për vendosjen e flamujve në rrugët e Preshevës.

Kompania “Rrufeja” ishte e angazhuar nga komuna e Preshevës për vendosjen e flamujve kombëtarë në rrugën “15 nëntori” në Preshevë, nga shkolla fillore e deri tek qendra e Preshevës.

Kjo kompani në orët e pasdites kishte filluar me vendosjen e flamujve me rastin e pritjes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që pritet të vizitojë Preshevën ditën e martë, më 11 nëntor.

Pronari i kompanisë dhe të arrestuarit tjerë ende po mbahen në stacionin policor të Preshevës, raporton presheva.com, transmeton lajmi.net.