Rama takon Hahn: Vettingu, në fazën përfundimtare të zbatimit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku është takuar me eruokomisionerin për zgjerimin, Johannes Hahn.

Lajme

20/03/2018 10:41

Ky takim vjen para Raportit të Komisionit Europian më 17 prill, ku Shqipëria pret rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.