Rama takohet me kryeministrin kroat, kërkon trajtim të drejtë për çështjen e Ballist Morinës

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë pjesëmarrës në Forumin Ekonomikë Botëror në Davos.

Sport

25/01/2018 19:55

Edi Rama në Davos  u takua edhe me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq.

Në njoftimin për media thuhet se Rama bisedoi me homologun kroat edhe rreth çështjes se Ballist Morinës, për të cilin kreu i ekzekutivit shqiptar kërkoi një vendimmarrje të drejtë dhe të ndershme nga ana e autoriteteve kroate.

Kryeministri Plenkoviq e siguroi zotin Rama se rasti i Ballist Morinës do të trajtohet me kujdesin maksimal dhe në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare.

Ballist Morina që u bë i njohur në tetor të vitit 2014 në ndeshjen Serbi – Shqipëri, është ndaluar nga shteti kroat në qershor të vitit 2017, ku Serbia po kërkon ekstradimin e tij./Lajmi.net/