Rama sms deputetëve: Asnjë koment për vendimin e presidentit

Asnjë koment për vendimin e presidentit

Lajme

03/11/2018 23:46

Qeveria nuk ka reaguar zyrtarisht pas refuzimit të Presidentit për të dekretuar emërimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Por në një mesazh që Kryeministri mësohet se u ka dërguar deputetëve, u kërkon të mos komentojnë vendimin e kreut të shtetit.

“Lutem asnjë lloj komenti askush për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni!”, thekson Rama në mesazhin drejtuar deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. /Tv Klan/