Rama: Propozimi i ri, akomodon kërkesën e stërpërsëritur të PD-së

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ripërsëriti qëndrimin e shprehur më herë se, Partia Socialiste pranon propozimin e SHBA-BE sa i përket reformës në drejtësi dhe se do të votojnë çdo reformë që ka mbështetjen e SHBA-BE, të cilët sipas tij asnjëherë nuk do të bënin diçka që prek thelbin e kësaj reforme.

Lajme

11/07/2016 16:06

Sipas Kryeministrit, në propozimin e ri të SHBA-BE për reformën në drejtësi është akomoduar edhe kërkesa e stërpërsëritur e Partisë Demokratike, ndaj sipas tij PD duhet të jetë e gëzuar për këtë fakt.

“Dua t’ju them se kjo është një reformë historike dhe e një rëndësie strategjike për të nesërmen e vendit tonë. Jo e një pale, por është e një vendi që synon të bëhet anëtar i denjë i BE dhe nuk mund të jetë kurrë një negociator i besueshëm në sytë e BE nëse nuk hedh themelet e një sistemi të ri drejtësie. Sa i takon vijave, unë i njoh shumë mirë ngjyrat.

Vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im,  por është përcaktuar nga SHBA dhe BE dhe që ka në esencën e vet vetingun. Për ne s’ka qenë problem se si parlamenti do të votojë pas

i kemi rënë dakord për çdo qasje që garanton pjesëmarrjen e opozitës bazuar edhe tek Venecia. Por thelbi është jo se kush do mbushë me ujë shishet, por sa i pastër do të jetë burimi. Si do të garantojmë që filtri që do të zgjedhë kandidaturat do të jetë i sigurt.

PS dhe shumica do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të BE dhe SHBA dhe të jeni të sigurt se as SHBA, dhe as BE nuk bëjnë  asgjë që cenon thelbin e kësaj reforme. Formula e propozuar nga SHBA-BE akomodon një kërkesë të stërpërsëritur të PD. Nuk e kuptoj pse PD nuk është lumtur”, tha Rama.