Rama: Prej të shtunës kemi një problem me Metën

Edi Rama e nisi fjalën e tij duke iu drejtdrejtuar Presidentit Ilir Meta.

Lajme

06/11/2018 10:18

Në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit, Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke iu drejtdrejtuar Presidentit Ilir Meta, pas mos dekretimit të këtij të fundit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të brendshëm.

“Ky Kuvend ka zgjedhur 7 presidentë të republikës, shumë nga ne kemi votuar për Ilir Metën president, nuk e kishim shumicën absolute por unë e kisha bindjen e plotë se Meta ishte kandidatuara më e përshtatshme. Ai e ka respektuar votën tonë, ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën por prej të shtunës mbrëma kemi një problem nga Presidenti i Republikës. Puna jonë të hartojmë ligje, ne kemi detyrën kushtetuese ta bëjmë këtë punë pavarësisht nëse e kemi besimin apo jo të të tjerëve. Kushdo ka të drejtë të na kritkojë.Askush vec popullit se merr dot të drejtën të na pengojë të drejtën e ushtrimit të kushtetutës” u shpreh Rama, transmeton “Balkan Web”.

Parlamenti u mblodh në seancë të  për të votuar dekretin e Presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafaj nga posti i ministrit të brendshëm, pas dorëheqjes së tij.