Rama për rastin Cakaj: Meta është angazhuar në krim ndaj diturisë dhe pastërtisë së tij

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe një herë për mosakreditimin e Gent Cakaj në pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Lajme

11/01/2019 21:39

“Ilir Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë, pastërtisë, ndaj një djali cili mund të meritojë gjykime negative ose pozitive nga opinioni, por nuk mund ta durojë njollosjen e qëllimshme të Ilir Metës”, ka thënë Rama në Zonën e Lirë te Arian Çanit.

“Meta e ka përdorur Cakajn si ‘mish për top’ duke ngritur teori të tëra vulgare sipas të cilit kush menduaka ndryshe është anti-shqiptar dhe qenka rrezik kombëtar”.

“Jam emocional në këtë çështje. Nuk mund ta pranoj dot që në Shqipërinë e vitit 2019 t’i vendosen këto barriera këtij djali”.

“Është turp. Është skandal. Meta ka vepruar në mënyrë skandaloze”.