Rama për lirimin me kusht të Haradinaj: Mbyllet episodi absurd
Kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin që është dhënë për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj nga gjykata franceze për lirimin me kusht.
Lajme
Rama me anë të një statusi në facebook ka thënë se është mbyll një episdo absurd, por që betja për heqjen nga lista e Interpolit vazhdon.
“Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon. Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare. Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”, shkruan Rama./Lajmi.net/