Rama për B92: Më magjeps fakti se si provokoheni nga Kosova e pavarur

“Shqipëria e Madhe është një mit dhe nuk ka të bëjë asgjë me ne”. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për B92, kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Lajme

10/11/2014 22:00

Rama në këtë intervistë, ka thënë se projekti i shqiptarëve është një “Europë e Madhe” me të gjitha shtetet, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë në të.

“Më tregoni një provë të vetme se cili politikan shqiptar ka bashkëpunuar me dikë për këtë idenë e Shqipërisë së Madhe?”, ka pyetur Rama.

Kryeministri Rama ka thënë se e habitë fakti se dikush në Serbi provokohet nga qëndrimi se Kosova është shtet i pavarur.

Ai ka shtuar se deklarata e tij nuk është diçka që e ka ëndërruar por se është realitet.

“Për mua është magjepse se si ju mund të provokoheni nga kjo. Kjo nuk është diçka që unë e kam ëndërruar. Kjo është realitet. Shumë shtete me të cilat Serbia bashkëpunon e kanë njohur Kosovën si shtet”, ka thënë veç tjerash Rama.