Rama: Nuk u mbytëm në lugën e çorbës të Agimit të Artë

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish pas zhvillimeve në Bularat ditën kur u varros Konstandinos Kacifas.

Lajme

10/11/2018 23:49

Sipas Ramës Shqipëria e mirë e tregoi edhe njëherë vetën me sjelljen e vet në ditën e turpërimin e flamurit fqinjë nga një grusht njerëzish që nuk përfaqësojnë as popullin grek dhe as Greqinë.

“Por kush mirësinë tonë e merr për dobësi, dje dhe sot, e mori mesazhin se në këtë vend nuk hyn dot ata që kur vijnë kujtojnë se mund të gjejnë këtu sheshin për përsheshin e neveritshëm të urrejtjes, ndasisë, konfliktit me Shqipërisë e Greqisë e popujve të tyre, që e kanë përshkruar rrugën e historisë duke ndihmuar njeri tjetrin.

Imagjinoni se çfarë marrëzie do kishte qene dhe se me çfarë turpi kombëtar do ta kishim varrosur emrin e Shqipërisë botërisht, por kush e di sa kohë, sikur të mbyteshim në lugën e çorbën e Agimit të Artë dhe kadrinjve gojë–baltë që janë kudo njësoj e që njësoj e turpërojnë çdo flamur, çdo gjuhë, çdo popull e çdo njeri normal të kësaj bote. E paimagjinueshme. Vetëm mendoni një sekondë sikur shteti ynë të përplasej me policinë, me ata jabanxhi që erdhën, lanë namin e tyre të zi edhe në Shqipëri dhe ikën pasi keqtrajtuan të ashtë-quajturin heroin e tyre.

E pamendueshme. Shumë prej tyre s’do hyjnë dot më në Shqipëri, të tjerët do mendohem mirë nëse do vijnë përsëri dhe kush thotë se për ata përçudnim të ceremonisë mortore fajin e paskësh varreza e ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke duhet të vizohet, nuk është mirë. E paska respekti për të vdekurit fajin pse dalin nga fiqiri të gjallët?

E paska respekti për të ikurit të botën tjetër për vlerat e humanizmit në tërësi fajin pse në këtë botë njerëzit ndodh të kthen në hiena dhe ti klithin si korba njerëzimit vlerave? E paska respektin për historinë e një fqinjësie të mbushur me njerzillëk mes të thjeshtë fajin pse njerzillëkkun e fqinjësisë së mirë i bien me shqem kadrinjtë e politikës e të medias në politikën e dy shteteve? Broçkulla”, shprehet Rama.