Rama: Nuk jam as përdorues e as bos i drogës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është ftuar disa herë nga PD që të bëjë testin e drogës.

Lajme

13/10/2017 11:18

Ai jo vetëm ka refuzuar, por i ka injoruar ftesat “provokative”.

Nuk komentoi as akuzat e të ndjerit Dritan Prifti kur tha publikisht se Rama merrte 3 mijë euro drogë në ditë e që e kishte parë në zyrën e tij duke e konsumuar.

Sot për herë të ai ka mohuar publikisht të jetë përdorues droge, shkruan Lapsi.al.

“Unë nuk jam as përdorues, as shitës, as trafikant e as bos i drogës” tha në parlament në një fjalim përmes të cilit tentoi të relativizonte akuzat e opozitës për lidhjet e qeverisë së tij me kriminelë të rrezikshëm dhe bandat e krimit të organizuar.