Rama në mbledhjen e grupit: Të përgatitemi për zgjedhjet lokale, pavarësisht vendimit të PD

Edi Rama duket i vendosur që të vijojë normalisht mandatin e tij qeverisës.

Lajme

18/02/2019 11:15

Ndërsa Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar për të vendosur djegin e mandateve, kryeministri Rama duket i vendosur që të vijojë normalisht mandatin e tij qeverisës.

Më herët në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, kryeministri Rama theksonte se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqje, e as ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Po këtë qëndrim ai duket se e ka mbajtur edhe para grupit parlamentar, ku mësohet se ka theksuar rëndësinë e përgatitjes për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 30 qershor, pavarësisht çdo vendimi që do të marrë PD, transmeton “Tch”.

“Duhet të përmirësohemi ne. Te shpifjet e kundërshtarit duhet të gjejmë çfarë nuk shkon te ne. Do vazhdoje turi Bashkia që duam në çdo bashki. Do vazhdojmë të ecim përpara me zgjedhjet lokale dhe organizimin e strukturave”, mësohet se ka thënë ndër të tjera Rama.