Rama në Fier: Më 25 qershor na besoni timonin e reformave

Edi Rama ka kërkuar votën e grave dhe vajzave të Fierit më 25 qershor, për të çuar përpara reformat e marra nga qeveria në mandatin e saj të parë.

Lajme

26/05/2017 21:20

“Të jemi sa më shumë në 25 qershor. Që të kemi më shumë fuqi sepse vërtet kemi bërë shumë në këto 44 muaj, që në shtator bëhen 4 vjet, por mund të bëjmë edhe më tepër. Ndaj na duhet më shumë fuqi dhe fuqia vjen nga mbështetja, ajo lexohet me votë. Ne s’duam më shumë pushtet për veten, por për ju. Kontributi juaj të jetë për shtetin dhe të kemi në punë më të mirët. Na duhet më shumë fuqi, që askush të mos gjejë derë të hyjë nga mbrapa”, deklaroi Rama.

Ndërsa bëri një përmbledhje të reformave të nisura në 2013-n, kryeministri i kërkoi fierakëve votën për të mos rrezikuar që PD ta rikthejë vendin aty ku e gjeti 44 muaj më parë.

“Mund të marr shembuj në çdo sector për sa shumë do të humbim nëse lejojmë që timonin e qeverisë ta marrin ata që Shqipërinë e drejtuan për në humnerë në 2013-n. Na lanë pas një mal me borxhe që mezi i fshimë, një situatë të vështirë në të gjithë sektorët. Vetëm me PS, timoni i reformave është në duar të sigurta. Nëse na vini njerëz në prehër që t’i japim makinës me llopj lloj duarsh, atëherë është e vështirë. Kjo varet nga shqiptarët. Nëse ata vendosin flamurin kuqezi të Skëndërbeut mbi çdo ngjyrë, atëherë ne do marrim përgjegjësinë e plotë që ç’ka do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme të jetë shumë më tepër”, tha Rama.

Kryetari socialist shpjegoi edhe njëherë marrëveshjen me demokratët, duke thënë se ajo erdhi në momentin e duhur.

“S’donim të shkelnim Kushtetutën e të pranonim të shtynim datën përtej Kushtetutës. Një grup njerëzish u mblodhën në çadër nga frika e drejtësisë, por ne s’donim që PS të fitonte zgedhjet pa kundërshtarë sepse Shqipëria e 25 viteve s’do ishte njësoj si do jetë tani. Kur bëmë marrëveshjen nuk llogaritëm sa karrige donin ata. I donin për të kontrollouar zgjedhjet nga brenda? Bujrum. I morën, le ta shohin ç’bëjmë ne me administratën. Në atë moment bëmë gjënë e duhur, s’ma ka ngrënë mendja ndonjëherë siç ju luta Lulit për ta takuar. Mos humbni kohë me ata që dalin në TV dhe thonë këta janë marrë vesh, etj. Ne jemi marrë vesh vetëm për një gjë, ja sheshi, ja mejdani dhe pastaj vendos populli kush do mbajë timonin e reformave për 4 vitet e ardhshme. Na jepni fuqinë që na duhet”, apeloi Rama./TCH