Rama, në ditëlindjen e Isa Boletinit, flet për Specialen e për trenin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar heroin Isa Boletini në datën e ditëlindjes së tij, që përkon edhe me masakrën e kryer në Reçak.

Lajme

15/01/2017 21:43

Rama ka thënë se është cinike çdo përpjekje “për të fajësuar me ligj çlirimtarët e Kosovës”, duke iu referuar gjykimeve të mundshme të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, por edhe ndjekjes që po i bëhet liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryeministri shqiptar është deklaruar edhe për trenin serb, duke e konsideruar të turpshme çdo përpjekje për të rikthyer drejt Kosovës “trenin e së shkuarës”.

Ky është statusi i plotë i Ramës:

“AMARCORD

Dita e lindjes se heroit Isa Boletini, misherim i qendreses se paepur kosovare qe i rri si lapidar viktimave te masakres se Raçakut qe u krye ne po kete date.

Historia e te reneve te Kosoves nga Isa Boletini tek Adem Jashari, te kujton ate kengen e famshme te rezistences franceze ndaj hordhive naziste, “mik, nese ne lufte bie, nje tjeter, pas teje, del prej hije”.

Djepi ku u perkund, nje 15 janar, Isai i pavdekshem dhe varret ku me 15 janar 1999, u mbuluan trupat e pafajshem te viktimave te Racakut, e bejne sot te duket cinike cdo perpjekje per te fajesuar me “ligj” çlirimtaret e Kosoves dhe te turpshme çdo orvatje per te rikthyer drejt Kosoves trenin e te shkuares”, shkruan ai. /Lajmi.net/