Rama në Beograd, temë edhe njohja e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, thotë se kryeministri Edi Rama do të vizitojë Beogradin në fund të këtij muaji, vizitë e cila do të jetë e para në një kryeministri në 68 vjet. Gjatë kësaj vizite Rama do të diskutojë me homologun e tij serb edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës. 

Lajme

03/10/2014 19:14

Ditmir Bushati është shprehur se situata e minoritetit etnik shqiptar në provincën e Preshevës si dhe njohja e pavarësisë së Kosovës do të jenë pjesë e diskutimeve të vizitës së 22 tetorit, raporton agjencia e lajmeve Associated Press. 

Hera e fundit që një kryetar shteti i Shqipërisë ka vizituar Beogradin ishte viti 1946, kur diktatori komunist, Enver Hoxha u takua me liderin jugosllav, Josip Broz Tito pas Luftës së Dytë Botërore. Marrëdhënia e dy vendeve u prish në vitin 1949. 

Ndërsa, një javë para vizitës së Ramës në Beograd do të shkojë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. (lajmi.net)