Rama nderon viktimat e Kumanovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkoi një minutë heshtje për viktimizimin e shqiptarëve të Kumanovës.

Lajme

12/05/2015 21:33

Në fjalën e mbajtur me rastin e hapjes së Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, Rama kërkoi që të mbahet një minutë heshtje për viktimat e ditëve të fundit në Kumanovë, si pasojë e përleshjeve të armatosura. Por, edhe në shenjë nderimi të shqiptarëve të Kumanovës.

Pas heshtjes, Kryeministri vazhdoi normalisht me fjalimin që kishte përgatitur për këtë rast.