Rama: Kushtetuesja mund të pengojë Vettingun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë me studentët e sapodiplomuar të Universitetit të Drejtësisë, frikën e tij se Gjykata Kushtetuese mund të bllokojë ligjin e Vettingut.

Lajme

17/11/2016 22:00

Sipas tij, kjo gjë do të pengonte Shqipërinë për hapjen e negociatave në BE, shkruan gazeta Shekulli.

“Kemi marrë rekomandimin, por e kemi marrë rekomandimin për të çelur negociatat me atë që miqtë tanë evropianë e quajnë premisë e mirëkuptuar. Ligji i vettingut, zbatimi i ligjit të vettingut, pastrimi i sistemit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe fillimi i zbatimit të mëtejshëm të atyre 7 ligjeve që tanimë i kemi votuar në parlament. Unë dua ta ndaj me ju frikën time që nuk do të jetë e lehtë, madje kam shumë frikë se do të jetë më shumë se sa e vështirë që Gjykata Kushtetuese të mos e pengojë ligjin dhe të mos e cenoje atë, në pikën ku; a­ ligji i cenuar t’i bëhet mbrojtje gjykatëseve dhe prokurorit të korruptuar b­ ligji i cenuar t’i bëhet pengesë Shqipërisë për të hapur negociatat me BE”, tha Rama.