Rama kujton Nikolla Lakon, mësuesin nga Korça (Foto)

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij Amarcord në facebook, përkujtoi të dielën publicistin dhe eruditin e madh, Nikolla Lako, nxënës dhe më pas mësues në Mësonjëtoren e Korçës.

ShowBiz

06/03/2017 13:32

Shkrimi i plotë i Ramës në Facebook:

“55 vite më parë ndërronte jetë publicisti dhe eruditi i madh, Nikolla Lako, nxënës dhe më pas mësues në Mësonjëtoren e Korçës. Qe vetëm 17 vjeç kur nxori në shtyp gazetën “Shqipëria”, më 1897, ndonëse aktiviteti i tij publicistik do të kulmojë me botimin në Paris të revistës cilësore “Opinga” e cila do të kontribuojë në propagandimin e çështjes shqiptare gjatë punimeve të Konferencës së Paqes më 1919-1920.

Ishte drejtor i parë i Bibliotekës së Korçës dhe themelues i Muzeut të Shkencave të Natyrës”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/