Rama: Krenar për superkombëtaren

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, thotë se është krenar me kombëtaren kuqezi, pas pjesës së parë në takimin ndaj Francës në Euro 2016.

Lajme

15/06/2016 22:07

Kuqezinjtë dhe francezët përfunduan pjesën e parë me rezultat 0 me 0 në rrethin e dytë të Grupit A, me rastin më të mirë për Ermir Lenjanin e kombëtares shqiptare.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Rama thotë se është shumë krenar.

“Krenar për këtë superkombëtare”, ka shkruar Rama në Facebook.