Rama jep lajmin e papritur për studentët e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë një vendim që aspak nuk do t’ju pëlqej studentëve.

Lajme

09/01/2019 12:04

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka gdhirë duke biseduar me studentët, përmes Whatsappit.

Shumë prej tyre i kanë shkruar në numrin personal, duke i kërkuar llogari nëse do t’i plotësojë 8 kërkesat e tyre.

Përgjigjet e kryeministrit kanë qenë në një sinkron: Vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave, konkretizojnë kërkesat e tyre, ku më kryesorja është përgjysmimi i tarifës së studimeve. Dje gjatë protestës para kryeministrisë, studentët kërkuan që të bëhen amendime në ligjin për arsimin e lartë, pasi sipas tyre, vendimet e qeverisë mund të ndryshohen sipas “humorit” të kryeministrit.

Por Rama thotë përmes një postimi në Twitter, se gjithçka është gati, dhe se vendimet janë botuar në fletoren zyrtare, për tu realizuar.

“Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapin. Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë. Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare. Por mjafton një klik http://qbz.gov.al  dy sy për të parë”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.

“E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotësosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave”, shton Rama.

Në një status të fundit, kryeministri flet edhe për studentët që kanë dashur të pengojnë shokët e tyre për të shkuar në auditorë, siç bënë kur kyçën dyert e fakulteteve. Rama thotë se ka pasur biseda me studentë që i janë ankuar për këtë fakt, dhe që duan të shkojnë në mësim, kur thotë se kjo është e papranueshme dhe që mund të shtyjë afatin e leksioneve deri në verë. E rrjedhimisht edhe sezoni i provimeve, mund të shtyhet.

“Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua, ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësim. Kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë”, përfundon kryeministri.