Rama i ridërgon Metës kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit – Lajmi.net
Rama i ridërgon Metës kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 11:12, 9 November 2018
Edi Rama ka njoftuar se i ka ridërguar Metës kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se i ka ridërguar Metës kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit.

Në një postim në “Twitter”, Rama deklaroi se sapo ka rifirmosur për ridërgim në Presidencë dekretin për Sabdër Lleshin si Minsitër i Brendshëm.

“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.”

Mbrëmjen e së enjtes, përballë gazetarit Sokol Balla, Rama i zbuti tonet ndaj kreut të shtetit duke theksuar se Meta këtë herë do të reflektonte pozitivisht për kërkesën që ai do çonte sërish për Sandër Lleshin.

Ndërkohë sot, Meta iu përgjigj me batuta dhe ironi këtyre qëndrimeve duke u shprehur mes të tjerash se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite se presidenti nuk mund të kthejë prapa dekretin.

Ai ftoi mazhorancën që të lexojë më mirë Kushtetutën.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO