Rama i përgjigjet Nishanit: Provuat që nuk jeni dot i paanshëm

Përgjigjja e Kryeministrit Edi Rama ndaj deklaratave të Presidentit të Republikës nuk vonoi shumë.

Lajme

14/04/2017 16:31

Shefi i Qeverisë komentoi përmes rrjeteve sociale.

“Zoti President ju meritoni gjithë keqardhjen time për sa sapo thatë!Prapë provuat që nuk jeni dot i paanshëm!”, thotë Rama.

Lidhur me dialogun me opozitën, Rama përsëriti se “është i gatshëm për dialog”.

Më herët, përmes zëdhënëses, Presidenca tha se Kryeministri i vendit ka kërcënuar dhe shantazhuar në mënyrë të njëanshme dhe sistematike institucionin e Presidentit të Republikës.