Rama i përgjigjet Bildt: Shqipëria qëndron si shkëmb

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një postim në Twitter bashkëkryesuesit të Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt.

Lajme

27/04/2017 12:55

I dashur Carl Bildt, Shqipëria qëndron si shkëmb! Ne po ndërtojmë shtet dhe askush nuk na largon nga rruga jonë drejt drejtësisë, rritjes dhe punës”, shkruan Rama.

Një ditë më parë zyrtari i KE-së deklaroi se Shqipëria është në prag të një kolapsi politik me një postim në profilin e tij në Twitter./ Top Channel