Rama: Ekonomia është rritur, po njerëzit nuk e kuptojnë dot

Kryeministria Edi Rama vlerëson se ekonomia është rritur edhe pse njerëzit nuk e kanë vënë re këtë ndryshim. Dekoratë kjo që shkon sinkronë me atë të ish kreut të Finanace, Arben Ahmetaj, në konferencën e tij të fundit për mediat, në postin e ministrit.

Lajme

29/05/2017 19:31

Rama tha sot nga Dibra se ekonomia “është rritur me 3.5%”, por qytetarët nuk e vënë re. E kjo, sipas kreut të qeverisë, sepse duhet të rritet më shumë.

Ai premtoi se nëse Partia Socialiste do të qeverisë sërish pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, “ekonomia do rritet me 5%”.

Sipas Ramës, një shtysë të madhe, rritjes ekonomike do t’ia japë zbatimi i ligjit të ‘vettingut’.

“Do na bëjë të rritemi ekonomikisht më shume se asnjëherë me parë”, tha ai teksa më tej shpjegoi se pse mungesa e këtij ligji pengon investimet:

“Nëse kam një pale letra për këtë tokë, tjetri ka një palë letra, e tjetri ka përsëri një palë letra, kush do investojë këtu? Kush do vijë nga jashtë dhe të investojë në një tokë me tre pronarë? Askush”.