Rama: E sulmova Trump si kandidat, jo si president

Edhe në çeljen e ekspozitës së tij në New York nuk kishte si të mungonte një pyetje për Kryeminisitrin Edi Rama për fitoren e Donald Tramp si president i Shteteve të Bashkuara. Kryeministri i Shqipërisë thotë se kritikat e tij ishin për një kandidat në garë dhe jo për presidentin amerikan.

Lajme

13/11/2016 21:20

“Jam në telashe sepse e kam sulmuar kur ishte kandidat. Të gjithë kundërshtarët e mi, në vend të gëzoheshin për të, u gëzuan sikur të kisha humbur unë. Gjë që s’është ky rasti, unë jam ende aty. Dita e zgjedhjeve në SHBA u bë si dita e zgjedhjeve në Shqipëri dhe gjithkush dilte në media duke thënë “Edi Rama humbi… ka sulmuar Presidentin amerikan… Parlamenti duhet të kërkojë ndjesë, sepse Presidenti i SHBA s’mund të sulmohet”. Unë thashë: S’kam sulmuar presidentin, por kandidatin dhe jam shumë i habitur që kur unë e sulmoja ju nuk thatë një fjalë, nuk e mbrojtët, sepse mendonit se do të fitonte Hillary.

Megjithtë Rama thotë se duke parë shifrat, fitorja e Trump nuk krahasohet me atë të Obamës.

“Fitorja e parë e Obamës ishte një valë e vërtetë e diçkaje të re, të ndryshme, pasi arriti në 69 milionë vota, nëse nuk gabohem, që është shumë. Fitorja e tij e dytë shkoi në 65 milionë vota. Këtu po flasim për një nivel prej 59 milionë votash. Është një nivel mesatar, që tregon se njerezit që votuan më parë për Obamën nuk ishin më të motivuar që të votonin. Pjesa tjetër mbetet për t’u parë”.

Rama thotë se ishin reformat e qeverisë së tij që bënë të mundur rekomandimin për hapjen e negociatave me BE.

“Shqipëria mori pak ditë më parë rekomandimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, gjë që ditët e sotme nuk është diçka e thjeshtë dhe nuk është diçka që vendi e imagjinonte të arrihej në 3 vjet të qeverisjes sonë. Ne po bëjmë refoma që nuk janë bërë në më shumë se 20 vjet”.

Kryeministri Rama ndodhet në New York prej 3 ditësh me rastin e hapjes së ekspozitës me punime të tij në galerinë Marian Gudman./tvklan

YouTube player