Rama e Meta s`kanë të ndalur, vazhdojnë përplasjet për Gent Cakajn – Lajmi.net
Rama e Meta s`kanë të ndalur, vazhdojnë përplasjet për Gent Cakajn
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 15:13, 12 January 2019
Pak orë pas postimit në “Facebook” të presidentit shqiptar, Ilir Meta ku shkruhej se MEPJ nuk ishte autoshkollë dhe “ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor” erdhi dhe reagimi i kryeministrit në “Twitter”.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, ka shkruar Rama në “Twitter”.

Ky debat në distancë mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta vjen pas refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO