Rakitic zbulon arsyen pse nuk u transferua në PSG

Ivan Rakitic nuk u largua nga skuadra e Barcelonës.

Sport

14/09/2018 07:22

Ivan Rakitic kishte ofertë nga Paris Saint-Germain për largim nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, mesfushori kroat nuk kishte dyshime për të ardhmen e tij dhe vendosi të mbetej te klubi katalan.

“PSG? Asnjëherë nuk ka dyshuar, ndiem me fat”, deklaroi Rakitic për “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

“Jam në klubin më të mirë në botë, Barcelona është më ndryshe dhe unike”, u shpreh ai. /Lajmi.net/