Rakitic te PSG? Reagon Barcelona

Barcelona ka reaguar rreth zërave për një largim të mundshëm të Ivan Rakitic në fund të sezonit.

Sport

12/12/2018 10:27

Skuadra kampione e La Ligas, ka hedhur poshtë zërat se mesfushori Ivan Rakitic mund të largohet nga Barcelona në drejtim të PSG-së.

Mundo Deportivo raporton se katalanët i kanë cilësuar spekulime raportimet për largimin e Rakitic, përcjell ‘lajmi.net’.

Mediet në Spanjë kanë shkruar në vazhdimësi për mundësinë e largimit të Rakitic, duke shtuar se reprezentuesi kroat tashmë ka vënë në shitje shtëpinë për t’u bërë gati për një lëvizje të madhe në Ligue 1.

Rakitic është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga Sevilla.

Në 149 paraqitje në La Liga, reprezentuesi kroat ka shënuar 23 gola./Lajmi.net/