Rakitic: Suarez nuk do kafshojë te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka thënë se bashkëlojtari i tij, Luis Suarez nuk do të përsërisë gabimet e bëra te Liverpooli.

Sport

07/09/2014 18:17

Rakitic ka thënë se Suarezi nuk do të kafshojë më te Barcelona, pavarësisht se ka një histori të bujshme për këtë gjë.

“Suarez është shumë i qetë dhe i sjellshëm. Ai është një lojtari shkëlqyer, i cili ka thënë se ndonjë moment i kafshimit që ka ndodhur në të kaluarën nuk do të ndodhë më”.

“Unë erdha te Barcelona për të shijuar futbollin tim, të punoj shum, të jap më të mirën time, të ndihmoj skuadrën dhe të jem përkrahë disa lojtarëve më të mirë në botë”.

“Çdo ditë kur shkoj në stërvitje shkoj me buzëqeshje në fytyrën time”, tha Rakitic.