Rakitic s’ka problem me futbollistët homoseksualë

Mesfushori Ivan Rakitic, përforcim i ri i Barcelonës, ka thënë se nuk ka asnjë problem nëse duhet të luajë së bashku me një futbollist homoseksual.

Sport

01/08/2014 15:14

Përforcimi i ri i Barcelonës, Ivan Rakitic ka thënë se nuk do të kishte asnjë problem nëse do të duhej të luante së bashku me një futbollist homoseksual.

Me kalimin e viteve sportistë të ndryshëm kanë dalë duke shprehur publikisht homoseksualitetin e tyre.

Mirëpo, kjo nuk i duket aspak problem Rakiticit i cili së fundmi shkakroi një incident kur shkëmbeu një puthje me Daniel Carricon pas suksesit me Sevillan në Europa Leaguye.

“Nga ana ime gjithmonë kaloj mirë me këdo që është person dhe futbollist i lirë”, deklaroi Rakitic për “RAC 1”.

“Nëse është homoseksual, nuk kam asnjë problem”, u shpreh ai.